RRETH ALBAN TOWER TIRANA - ATTI

ALBAN TOWER TRANA (ATTI) është një projekt pjesë e masterplanit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, realizuar nga Studio Franceze Ndërkombëtare e Arkitekteve. Projekti është produkt i studios së mirënjohur arkitekturore italiane ARCHEA ASSOCIATI nga arkitekti Marco Casamonti. Kulla është ndërtuar dhe zhvilluar nga "Al & GI" sh.p.k, e cila është dhe investitore në projekt. Kulla do të shërbejë si një kullë biznesi, dizajni i saj përshtatet në kontekst, duke marrë linjat e qytetit përreth për drejtimin parimor të përbërjes së saj; ndarja e projektit në 4 pjesë pasqyron dizajnin urban të viteve 1920 nga ArmandoBasini bazuar në themelin e qytetit në Cardo dhe Decumanus. ATTI merr një sasi minimale të hapësirës publike në tokë nëpërmjet një ngushtimi të mirëmenduar të strukturës në bazë dhe në mënyrë simetrike një zgjerimi të qartë në pjesën e majës, duke dhënë idenë e një efekti skulpturor.

VIZIONI

Ne synojmë të bëhemi qendra e biznesit më e preferuar për sipërmarrësit e suksesshëm vendas dhe të huaj

MISIONI

Ne kemi kujdes të veçantë në krijimin e ambientit më të mirë të punës për të mbajtur të lartë standardin e një biznesi.

TOWER FACILITIES

  • ASHENSORËT
  • DYSHEMETË
  • TAVANET
  • DRITARET
  • SHKALLËT E EMERGJENCËS

ASHENSORËT

Kulla është e pajisur me 7 ashensorë nga të cilët një është ashensor shërbimi.Të gjithë ashensorët janë të markës Schindler, modeli 5500, kapaciteti 14 persona, lartësi kabinë 3m, shpejtësia e lëvizjes 3.5m/s. Menaxhimi i trafikut të ashensorëve bëhet nëpërmjet sistemit inteligjent Port Technology të Schindler që është sistemi më i përparuar sot për menaxhimin e trafikut të ashensorëve. Të gjithë ashensorët e kullës janë të pajisur me këtë sistem.

PËRSHTYPJA E PARË

Nëse i hidhni një sy kullës tonë, ajo ju jep përshtypjen e një renderi 3D ose një fotografie më shumë sesa një objekti real. Fasada shumëngjyrësh nuk është e njëjtë gjatë orëve me diell, ajo ndryshon si një spektër. Fasada është vetëm prekja e parë me ATTI. Nëse bëni një ecje brenda do të mahniteni nga arkitektura e brendshme, cilësia e lartë, ndërtesa. Prezantimi më i mirë i interierit tonë është Lobi, i cili është projektuar në bashkëpunim me studion arkitekturore Milano Arasocciati. Lobi, përveçse është i mrekullueshëm për sytë e vizitorëve, është gjithashtu një vend ku mund të gjeni ndërtesat dhe është si një derë e madhe në të cilën mund të eksploroni kullën përmes tij.